E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milani pranë blerjes së dy yjeve spanjoll

Milani i kinezëve po merr formë. Pak pasi Li Yonghong, përfaqësuesi i grupit kinez që po negocion blerjen e klubit italian, konfirmoi mbylljen e marrëveshjes muajin e ardhëshëm kanë dalë në dritë dhe goditjet e merkatos.

 

Emri i parë më i përforlur është sulmuesi i Lacios, Keita Blade. Spanjolli kërkon një vend titullari dhe Montela është i gatshëm tia përmbushë këtë kërkesë. Kuq e zinjtë po mendojnë të ofrojnë 30 milion euro për marrjen e shërbimeve të tij dhe presidenti i Lacios, Lotito, duket se nuk mund të refuzojë këtë ofertë.

 

Reklamë

Ndërkohë goditja e dytë në merkato pritet të jetë një futbollist, kampion bote dhe europe me Spanjën, Cesk Fabregas. Drejtori i ri teknik nën drejtimin e kinezëve Fassone ma marrë aprovimin e spanjollit për tu transferuar nga Chelsea te Milani dhe është në pritje të një oferte e cila do të mbërrijë menjëherë pas zyrtarizimit të blerjes së klubit nga Kinezët.

 

Në listën e trasnferimeve janë dhe mbrojtësi Musakio i Vilarealit dhe sigurisht blerja e spanjollit qe po shkëlqen me kuq e zinjte, Deulofeu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë