E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milani ndryshon mendje, ul çmimin e Leaos

Milani ul hundën për yllin Rafael Leao. Sipas mediave italiane, klubi italian ka vendosur të ulë ndjeshëm çmimin e tij në merkato, sepse deri dje e vlerësonte mbi 100 mln euro.

Situata e klubit ka ndryshuar. Milani nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe i duhen para për të riorganizuar skuadrën.

Duket se Milani e ka pranuar realitetin dhe tashmë e vlerëson portugezin rreth 70 mln euro. Jo me bonuse, por me shifër fikse.

26-vjeçari është në kulmin e karrierës së tij, por pa bërë ende kapërcimin e madh. Këtë sezon ai ka luajtur në mënyrë të cunguar: herë shkëlqyeshëm dhe herë hija e vetes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë