Milani mbetet macja e zeze për Bajernin qofte edhe ne një ndeshje miqësore ne Kinën e largët dhe pavarësisht se kush zbret ne fushe apo cili trajner është ne stolin bavarez.

 

Trupa nga jugu i Gjermanisë është turpëruar ne kine përballë një Milani qe nuk kishte ne fushe ende te gjitha blerjet e bujshme te verës. Një pjese e pare për tu harruar pas golave te Kesie dhe dy here te talentit Patrik Kutrone qe vjen nga radhët e skuadrës se te rinjve te Milanit.

 

Minutat 14-25-43 totalisht për tu harruar për Bajernin qe ishte ne një përgjumje totale. Kesie dhe dy here Krutone një here me koke dhe njëherë si nje qendërsulmues i mirëfillte e goditen Bajernin dhe ky i fundit nuk e mori veten as ne pjesën e dyte. Edhe pse disa here Levandovski, Myler apo Rodrigez u gjenden ne pozicion te mire për te shënuar përsëri bavarezet e Ancelotit nuk arritën te gjejnë rrugën e rrjetës.

 

Me pas ne minuten e 85 vjen moment i një njohjeje te vjetër kur Hakan Xhalhanoglu shënon një super gol ne porten e pambrojtur nga 17 vjecari Fryhtl. Turku ka karikuar dy mbrojtës nga e majta dhe ka shkarkuar te djathten e tij duke e beret e pakapshëm topin qe është ndalur vetëm ne rrjete. Një turne aspak I kënaqshëm për Ancelotin ne kine qe humbi me penallti me Arsenalin dhe tashme u turpërua me Milanin si rralle ne një miqësore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *