Një luftë deri në frymën e fundit, sikurse i takon rivalitetit ndër dekada mes dy skuadrave të Milanos.

 

Milan dhe Inter do ta ndajnë trofeun me të rëndësishëm, atë të Serie A, në javën e fundit të këtij sezoni të bukur i transmetuar në Tring. Java e parafundit nuk prodhoi asnjë verdikt, ama konsolidoi pozicionin e kuqezinjve në krye, me 2 pikë më shumë sesa Inter.

 

Tani skuadra e Piolit ka nevoje për vetëm një pikë në duelin e fundit kundër Sasuolos për të fituar titullin 19 në histori. Kuqezinjtë ishin të parët që zbritën në fushë në javën e 37 përballë Atalantës së Berat Gjimsihitit, e uritur për pikët e Europës.

 

Pjesa e parë e luajtur me shumë kujdes nga Milani që u përpoq të administronte lojën pa u hedhur në aventurë ndërsa miqtë kërcënuan në një moment me anë të Muriel. Në fund një episod i kontestuar pas një kontakti në limitet e zonës Gjimshiti-Zhiru.

 

Por gjyqtari e konsideron të rregullt. Krejtësisht ndryshe pjesa e dytë, me emocione dhe gola.

 

Më së shumti për meritë të Milanit që kalon në avantazh në minutën e 57 me të zakonshmin Leao, i cili djeg Kopmainers  dhe Muson. Gol që e detyron ekipin bergamask të hidhet në sulm, duke i shkuar dy herë fare pranë golit me anë të Zapatës.

 

Mirëpo në momenti më të keq, vjen një supergol i Teo Hernandez që shpërthen “San Siron”. Një galopim individual për afro 95 metra, për të shënuar një gol vërtet të çmendur që betonoi fitoren e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *