Betis dhe Milan u ndalën në një barazim 1 me 1 në duelin e kthimit mes këtyre dy skuadrave në Spanjë.

 

Vendasit shënuan të parët me anë të argjentianasit Lo Celso në minutën e 12 të pjesës së parë, ndërsa kuqezinjtë u përgjigjën me një gol të Suso nga distanca në minutën e 62’.

 

Pas këtij rezultati, kuqezinjtë ndajnë vendin e dytë me Olympiakos që mundi edhe këtë herë Dudelange.

 

Të dyja ekipet kanë nga 7 pikë, ndërsa Betis kryeson grupin me 8 pikë.

 

Dueli I Athinës mes Milanit dhe Olympiakos do të jetë vendimtar për kalimin e grupit.

 

Rezultatet e tjera te mbremjes ne Europa League jane si me poshte:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *