Edhe 4 pikë për të rikthyer titullin në shtëpinë kuqezi. Milani sheh gjithnjë e më shumë finishin e shumëpritur pas 11 vitesh. Kuqezinjte mposhtën 3 me 1 në transferte Veronën duke rikther avantazhin plus 2 kundrejt Interit, tashmë me vetëm 2 takime të mbetura deri në fund. Këtë herë nuk ka më fatal Verona për skuadrën kuqezi, ashtu sikurse kishte ndodhur në 1973 dhe 1990 kur  kjo skuadër I hiqte titujt në kampionat Milanit.

 

E megjithatë një frike fillestare për skuadrën e Piolit qe, ndonëse e nisën ndeshjen  shumë mirë dhe panë ti anullohej një gol I Tonalit shtuar disa raste shumë të mira të Kalabrias, Leaos dhe Krunic. Pastaj goli I Veronës me autor Faraonin që heshti gjysmën e stadoiumit “Bentegodi” të veshur kuqezi. E megjithatë reagimi I Milanit ishte I bukur me protagonist të madh dyshen Leao-Tonali. I pari bën gjithcka do në fashon e majte ndërsa Tonali shtyn topin në rrjetë.

 

Skema është e tillë edhe në startin e pjesës së dytë, sërish me të njëjtën protagoniste. Dygolesh I Tonalit në 22 vjetorin e lindjes.Gol që I preu gjunjet Verones që ishte vetëm një herë kercënuese me Faraonin, përpara se Milani të humbte dy raste me Leaon dhe Kalabrian. Pikërisht zëvëndësuesi I kapitenit, Florenci mbyll llogarite me golin e trete në minute e  88 duke I dhënë jete festes së Milanit në këtë transfertë. Tanime në dy takimet e fundit Milan do të luajë të gjithë sezonin pasi fillimisht pret Atalanten dhe më tej luan në transferte me Sasuolon.

 

Titulli i 19 është vertet një hap larg./ Ervin Sina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *