Milani i ka dhënë Beneventos një tjetër kënaqësi të madhe.

 

Në fazën e parë morën pikën e parë në serine A përballë  kuqezinjve pas golit të shënuar nga portieri në minutën e  5 shtesë, ndërsa tani në fazën e dytë arritën një fitore historike ne San Siro me rezultatin 1 me 0.

 

Pak rëndësi ka nëse nuk kanë asnjë shans të qëndrojnë në serine A, modestet e Beneventos konfirmuan momentin e zi të skuadrës së Gatuzos në kampionat.

 

Në 6 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë marrë vetëm 4 pikë, dhe tani përveçse shanseve zero për zonën Champions, Milani duhet të nisë te shqetësohet edhe për Europa Ligen pasi rivalet nuk janë larg.

 

Skuadra e Gatuzos u duk një ekip i shuar dhe pa ide gjatë pjesës së parë, ku rastet ndaj ekipit të vendit te fundit në kampionat, ishin me pikatore ndërsa në krahun tjetër Benevento jo vetëm që u mbrojt mirë por i befasoi të gjithë me golin e Iemmellos në minutën e 29.

 

Në pjesën ë dytë me kalimin nga 4-4-2 në 4-3-3, kuqezinjtë ishin me dominues por rastet e krijuara me Bonaventura, Kutrone, Kesie dhe Bonci nuk i shfrytëzuan, pa lënë mënjanë edhe meritën e portierit mik Puggioni.

 

Fitore historike për Beneventon ne San Siro, e para në transferte në serine A, ndërsa ekipi i Gatuzos po vuan shumë në këtë fund sezon dhe aktualisht është ne vendin e 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *