Sassuolo mbetet një mace e zezë për Milanin. Kuqezinjtë regjistruan humbjen e dytë në kampionatin italian, e kjo erdhi erdhi pikërisht nga Sassuolo. Skuadra e Piolit tregoi një tjetër fytyrë nga ajo çfarë pamë në ndeshjen e fundit me Atletikon, ku këtë here, loja ra për të dëshiruar, ndërsa rastet ishin të pakta. Edhe pse kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Alessio Romanjolin, reagimi i miqve erdhi shumë shpejt. Një supergoditje e Xhanluka Skamaka barazoi rezultatin dhe rihapi sërish llogaritë.

 

Një gol që trondi jo pak milanistët që e humbën disi toruan dhe u ndëshkuan dhe për herë të dytë kur Kjer realizoi një autogol në përpjekje për të larguar topin.

 

Edhe pjesa e dytë ishte një fotokopje e të parës. Milanistët lanë shumë hapësira dhe i përhershmi Domeniko Berardi vulosi dhe rezultatin përfundimtar të sfidës me shifrat 3-1.

 

Nga kjo disfatë mund të përfitojë Napoli, që mund të marr i vetëm kreun e klasifikimit, vetëm nëse fiton përballjen me Lazion sot në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *