E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan shpërdoron në Dortmund, “qan” fitoren

Soccer Football - Champions League - Group F - Borussia Dortmund v AC Milan - Signal Iduna Park, Dortmund, Germany - October 4, 2023 AC Milan's Olivier Giroud shoots at goal REUTERS/Wolfgang Rattay

Milani shpërdori një rast të mirë për të marrë fitoren e parë në këtë sezon të champions league.

 

Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0 me 0 në transferten gjermane kundër Dortmund, duke e parë veten tashmë të tretet në rënditje me vetem dy pikë në klasifikim.Ndeshje e fortë dhe e bukur ajo e transmetuar në platformen Tring.

 

Reklamë

Pjesë e parë në nivel intensiteti dicka më e mirë për gjermanet por rastet më të mira i pati Milani, por Cau, Zhiru, Leao, dhe Teo Hernandez nuk finalizuan dot sakte.

 

Nga ana tjetër gjuatjet nga distance tyë Fylkryg, Rojs dhe Malen u neutyralizuyan nga Menjon.Në pjesën e dytë Milani ndryshon fytyre, sidomos pas aktivizimit të Adli në vend të Pobeges.

 

Kuqezinjte patën një tjetër marsh duke dominuar totalisht e duke humbur raste flagrante për shënim përmes Pulisic, teo Hernandez dhe Rejnders.

 

Grupin F e bën shumë me interesant suksesi I Njukasell që dërrmoi keq PSG në Angli me rezultatin 4 me 1.  Ndeshje spektakolare për “qymyrxhinjte” të cilët moren kryesimin e grupit me 4 pikë falë golave të Almiron, Burn, Longstaf dhe Fabian Shar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë