E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan rrëmben talentin brazilian, PSG e Barça me gisht “në gojë”

Milani ka hedhur një hap të rëndësishëm në aspektin e merkatos.

Lojtari më i ri i kuqezinjve   pritet të jetë braziliani  Lucas Paqueta  .

Për këtë objektiv   ‘’ Djalli “  duket se ka fituar   garën me  Paris St Germain  .

Sipas brazilianes  ‘’ Globoesporte ‘’  ,  7 herë kampionët e Champions Leagues do të derdhin në  arkat e brazilianëve   shifrën e 35 milionë eurove .

Reklamë

Në 31 ndeshje të  zhvilluara   me Flamengon     Paqueta   ka realizuar  9 gola ,  kontribut tepër i vlefshëm për  arritjen e sukseseve  të klubit të tij .

21 vjeçari mund të mbërrijë në Milano në ditët  në vijim për kryerjen e testeve mjekësore  , ndërkohë që zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet  në muajin janar .

Vendimtare në këtë tratativë duket se ka qënë ndërhyrja e  brazilianit  Leonardo  i cili ka marrë postin e drejtorit teknik tek Milani  .

Vazhdo të lexosh

Reklamë