Është hedhur këtë të premte shorti për fazën e 1/8 të Uefa Europa League.

 

Dueli më i fortë është ai mes Mançester Junajtid dhe Milan i cili fare mirë mund të konsiderohet dhe si një  finale e parakohshme.

 

Ndërkohë Roma e Marash Kumbullës do të përballet me ukrainasit e shaktar donjesk, një  rival që dhe mund të kalohet nga italianët.

 

Arsenal rezervoi një ndeshje të vështirë me olimpiakos, teksa grekët ishin ata që i kanë eliminuar në sezonin e kaluar nga europa league.

 

Fati i ka buzëqeshur edhe totenhemit të Joze Murinjos që gjen përballë Dinamo Zagreb.

 

Ndërsa spanjollët e Granada, që e nisi aventurën në Niko Dovana ndaj Teutës do të sfidojë Molden, duke pasur mundësinë e mirë për të vazhduar edhe më tej në kupën e vogël të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *