E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan nuk ndalet më, mposht Atalantën dhe mban vendin e dytë

Magjia e kampionatit italian rezervoi duele spektakolare  dhe emocionuese në ekranin e Tring.  Milani ka treguar dhe një herë se këtë sezon mbetet një nga pretendentët kryesor për të fituar kampionatin pas asaj fitoreje 3-2 përballë Atalantës  në Bergamo, një nga fushat më të vështira për të fituar.

 

Skuadra e Piolit dominoi thuajse për 90 minuta me raste dhe lojë të bukur, derisa dhe goli i parë erdhi 30 sekonda nga starti i ndeshjes me Calabrian . Djalli i Milanos nuk u ndal me kaq pasi mbeti në sulm për të gjetur dhe golin e sigurisë. Në minutën e 43 ishte Tonali që u gjend aty në kohën dhe momentin e duhur për të dyfishuar rezultatin.

 

Reklamë

Fraksioni i dytë ishte dhe më emocionues se i pari edhe pse polemikat nuk  munguan. Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë pasi Rafael Leao blindoi fitoren me golin e tretë .

 

Megjithatë asgjë nuk mbaroi këtu. 10 minuta para se të dëgjohej fërshëllima finale ,skuadra e Gasperinit tundi rrjetën dy herë .Fillimisht shënoi me një penallti disi të dyshimtë . Zapata u tregua i saktë dhe ngjalli shpresat tek skuadra për të rritur presionin.

 

Pas tij ishte një ish lojtar i Milanit si Pasalic që shënoi dhe golin e dytë edhe pse kuqezinjtë pretenduan se ishte një faull i pa dhënë për ta fillimisht.

 

Pas shumë debatesh , gjithçka u mbyll me triumfin e Milanit, që qëndron i qetë në vendin e dytë me 19 pikë 2 më pak se Napoli i vendit të parë, i cili më herët bëri detyrën e radhës ndaj Fiorentinës. Skuadra e Spaletit nuk di të ndalet në kampionatin italian pasi në 7 ndeshje ka regjistruar 7 fitore dhe 21 pikë të plota.

 

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshe me Martinez dhe Losano, që shënuan për skuadrën e tyre. Ndërsa në pjesën e dytë protagonist absolut ishte dhe futbollisti shqiptar Amir Rahmani, që i dhuroi fitoren napolitanëve . Kampionatet do të bëjnë dy javë pushim si pasojë e kombëtareve, për tu rikthyer në 16 tetor me të tjera ndeshje të bukura vetëm në platformën TRING.

Vazhdo të lexosh

Reklamë