Java e 31 e kampionatit italian u mbyll me një ndalese surprize të Milanit kundër Bolonjës. Barazimi 0 me 0 në “San Siro” i kryesuese të kampionatit, është një lajm i keq për kuqezinjtë, por shumë i mirë për ndjekësit më të afërt Napoli dhe Inter, të cilët fërkojnë duart tashme.

 

Një stadium i mbushur plot dhe mjaft entuziast nuk i mjaftoi skuadrës së Piolit që merrte tre pikë të detyrueshme në garën e fortë për titullin kampion.

 

Përtej dominimit thuajse total, sidomos në pjesën e dytë në intensitet loje dhe raste të krijuara, kuqezinjtë nuk mundën dot të shënojnë në portën e Bolonjës.

 

Miqtë të drejtuar në stol nga De Leo në vend të Mihajlovic, i shtruar sërish në spital për shkak të sëmundjes së rënë, dhanë të parët sinjalet e kërcënimit me mundësitë e Abisher dhe Barrou.

 

Tek Milan më të rrezikshmit në pjesën e parë ishin Teo Hernandez dhe Zhiru në dy raste por goli nuk duket.

 

Në startin e të dytës Leao dhe Calabria i shkojnë afër avantazhit, ndërsa me kalimin e minutave miqtë mbyllën në gjysmëfushën e tyre.

 

Vendasit ushtrojnë presion por janë steril në metrat e fundit.

 

 

Rastet e Ibrahimovic dhe Rebic në fund nuk shërbejnë për t’i dhënë tre pikët Milanit, e tani gara për titullin në Serie A është edhe më spektakolare, pasi Napoli është vetëm 1 pikë larg, ndërsa Inter 4 pikë distancë.

 

Dueli mes Milanit dhe Bolonjës u transmetua në Tring,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *