Milani pësoi një humbje te rende ne javën e 17 te kampionatit italian kundër Veronës. Ne Bentegodi te zotet e shtëpisë fituan 3 me 0 duke u hakmarrë për humbjen me te njëjtat shifra qe pësuan pak dite me pare kundër kuqezinjve ne kupën e Italisë. Skuadra e Gatuzos shfaqi te njëjtat probleme qe kane shoqëruar Milanin qe nga fillimi i sezonit, pasiguri ne mbrojtje dhe probleme te mëdha ne ndërtimin e aksioneve sulmuese.

 

Miqtë e nisen lojën pak me mire ne raport me Veronën duke provuar ne 2-3 momente me Suson dhe Kaliniç, por ne mesin e pjese se pare ishte Verona qe kaloi ne avantazh me ane te një gjuajtje me koke te Karaçiolos.

 

Pavarësisht tentativave te Milanit, pjesa e pare u mbyll 1 me 0 për vendasit. 45 minuteshi i dyte nisi me një rast te arte për kuqezinjtë qe kishin mundësi te barazonin me ane te Kalinic qe ne sekondat e para, por kroati nuk diti ta shfrytëzoje këtë shans.

 

Verona jo vetëm qe u mbrojt mire por ishte e shkëlqyer me zbritjen e saj ne kundërsulm duke shënuar edhe golin e dyte me ane te Moises Kin, talenti qe është ne pronësi te Juventusit. Pak a shume ne te njëjtën mënyrë, por këtë here pas një aksioni nga e djathta Verona i dha goditjen e fundit kuqezinjve me ane te Besas, te cilët ende pa përfunduar faza e pare i japin fund objektivave ne kampionat, duke qene se kane grumbulluar vetëm 24 pike ne 17 ndeshje, ndërsa për Veronën këto ishin 3 pike shprese për mbijetese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *