Milan ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e teknikut të ri Stefano Pioli.

 

Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin e ngushtë 1 me 0 ekipin e SPAL. Në një ndeshje të vaktë dhe me raste të pakta pavarësisht dëshirës së kuqezinjëve për fitore, ka qenë spanjolli Suso I ardhur nga stoli ai që në minutën e 63 përmes një goditjeje dënimi zhbllokoi ndeshjen.

 

Por nga ana tjetër deçiziv për ekipin e SPAL është treguar edhe portieri kombëtares shqiptare Etrit Berisha, I cili arrit të ndalte më së miri brazilianin e Milanit Paqueta që të çonte topin në rrjetë në minutën e 80.

 

Por edhe pse morën 3 pikët në këtë takim, më të rëndësishmet në një ndeshje futbolli, kuqezinjtë treguan sërish probelme se kanë probleme në mbrojtje.

 

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 13 pikëve, në vendin e dhjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *