E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan me “dy fytyra”, barazon 2-2 me Interin (golat)

Ndahet në barazim “derbi i parë aziatik” mes dy skuadrave të Milanos. Klubi kuq e zi ka bërë një përmbysje të pabesueshme nga 2-0 në pjesën e parë në 2-2 në minutat e fundit.

 

Të parët që rrezikuan ishin futbollistët e Milanit që rrezikuan portën zikaltër me anë të Deulofeut dhe Baccas, por gjeti të përgatitur portierin Handanovic.

 

Reklamë

Interi menjëherë u kundërpërgjigj me Icardin që gjuajti për pak mbi portë, kurse loja ishte intensive me shumë aksione dhe kundërsulme, ku Milani regjistroi gjashtë goditje për pak minuta. por në minutën e 32 një pasim perfekt i Gagliardinit do të shëndrrohej në gol nga  Antonio Candrevan. Në fund të 45 minutave të para ishte Perisic i cili pas një depërtimi në krahun e tij, arriti të gjente në pozitë të mrekullueshme Icardin, që realizoi golin e dytë të ndeshjes.

 

Por pjesa e dytë do të kishte një “fytyrë tjetër”. Kuq e zinjtë mbajnë deri në fund në presion rivalët, duke krijuar herë pas here edhe boshllëqe në prapavijë. Por në minutën e 84 Alessio Romagnoli realizoi Milanin duke i çuar shifrat në 2-1 dhe duke rihapur takimin.

 

Kur të gjithë menduan se gjithçka ishte e përfunduar në skenë u shfaq Cristian Zapata, i cili shfrytëzoi një gabim nga Handanovic për të realizuar në sekondën e fundit golin qe vulosi shifrat ne 2-2. Milani vazhdon të mbetet mbi Interin në tabelë dhe mban të gjalla shanset për kupën UEFA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë