E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Sport

Milan konfirmon miqësoren kundër Feronikelit në Prishtinë

Ilustrim · Vizion Plus

Ndonëse ishte një lajm që qarkullonte prej kohësh, vetëm tashmë Milan ka konfirmuar se do të udhëtojë për herë të parë në Kosovës.

Kuqezinjte do të luajnë një takim miqësor kundër Feronikelit, ekipit kampion te Kosoves.

Ndeshja, sipas asaj që njofton klubi italian, do të luhet në orën 20 e 45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo sfidë miqësore në program për ndeshjet para sezonale do të luhet pasi të kenë përfunduar takimet veriore të International Champions Cup, ku kuqezinjte do të luajnë në SHBA, Uells dhe Angli.

Natyrisht për të gjithë tifozët milanistë të Shqipërisë dhe ata të Kosovës, pse jo edhe më gjërë do të jetë një shans I artë për ta parë ekipin e tyre te zemrës nga afër.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh