Drejtuesit e Milanit  po mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë në merkaton e verës. Pas Theo Hernandes, një tjetër madrilen pritet ti bashkohen kuqezinjve. Sipas mediave italiane emri që po qarkullon së fundmi është talenti i Real Madritit, Martin Odegaard.  21 vjecar është me origjinë nga Norvegjia dhe po kalon një sezon të shkëlqyer në Spanjë, i transferuar në që në moshën 16 vjecare. Aktualisht Odegaard është huazuar tek Real Sociedad ku vetëm për këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 assist në 23 ndeshje të luajtura. Nesë dy ekipet do të gjejnë gjuhën e përbashkët, në arkat e ekipit madrilen do të derdhet një shumë rreth 40 milion eurosh që e lidh norvegjezin deri në vitin 2023 me ekipin e Milanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *