Milan & Inter e nisin me këmbë të mbarë (golat)

Inter i Luciano Spaletit e nisi në mënyrën më të mirë sezonin teksa shpartalloi Fiorentinën ne startin e Serisë A.
Zikaltrit zhbllokuan shpejt rezultatin kur që në minutën e 6 Ikardi ktheu ne gol një penallti te marre po nga ai pas një faulli në zonë të Astorit. Ishte përsëri argjentinasi, njeriu i mbrëmjes që ne minutë e 15 dyfishoi me kokë rezultatin.
Pas një fillimi gjithë ankth, miqtë u zgjuan duke tentuar te reagojnë drejt portës kundërshtare me Simeone që u bllokua nga Handanovic. Edhe ne pjesën e dyte skuadra nga Firence me kurajoze ne tentativat e Babacar apo Veretout qe goditi shtyllën. Gjithsesi Perisiç në minutë e 79 mbylli çdo shprese kur sigloi shifrat përfundimtare 3-0.
I njëjti rezultat edhe ne Krotone për Milan që i shënoi te gjitha golat ne 23 minutat e para. Kalabrezet qe ne minute e 2 me një një lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Cekerini ndërkohë qe penallti u kthye ne gol nga Kesie. Ne superioritet numerik kuqezinjtë gjeten golin e dyte ne minutën e 1`8 me Cutrone ndërsa Suso 4 minuta me vone shënoi te tretin për skuadrën e Vincenzo Montelës.
Ne këtë takim Arlind Ajeti nuk luajti asnjë minute për skuadrën vendase. Rezultat surprize për Lacion e Strakoshes qe u ndal ne Olimpiko 0-0 me debutuesit e Spal. Ne përballjet e tjera Sampdoria – Benevento 2-1 me Berat Gjimshitin përgjatë gjithë takimit ne stolin e rezervave, Bolonja – Torino 1-1, Sasuolo – Genoa 0-0 dhe Udineze – Kievo 1-2.




