Milan dhe Real Madrid fituan  ndeshjet e para të fazës cerekfinale të champions league duke i krijuar vetes një komoditet më të madhe në raport me kundërshtarët në pritje të ndeshjeve të kthimit të javës së ardhshme.

 

Dueli më i luftuar ishte ai i San Siros ku kuqezinjte nënshtruan Napolin në prani të 76 mijë tifozeve.

 

Napoli nuk ishte dorëzuar kurrsesi kundrejt asnjë ekipi në këtë sezon, por i është dashur të pranojë humbjen ndaj Milanit 4 me 0 pak ditë më parë në kampionat dhe tani 1 me 0 në champions.

 

Miqte madje e kishin fort ndeshjen duke krijuar disa raste për shënim në 20 minutat e para me Kvaratskelia, Anguisa, Mario Rui dhe Di Lorenco.

 

Më të mbaruar makthi i gjysmës së pjesës së parë dhe me Majk Menjo në superforme, kuqezinjte nisin të ekuilibrojnë lojën duke qënë shumë të rrezikshëm në kundërzbritje.

 

Rasti i pastër i Leao në minute e  25 i jep më shumë besim Milanit që arrin të shënojë në minute e  40. Protagonist i madh Brahim Diaz, dhe më pas shërbimi i Leaos për Bennaser shfrytëzohet nga ky i fundit.

 

Milani shfrytëzon entuziazmin e madhe dhe Napoli falenderon shtyllen që i shpëtoi nga goli i dytë. Edhe nisja e pjeses se dytë është fotokopje e pjesës së parë. Napoli më agresiv por rastet tanimë janë më të pakta. Jo vetëm kaq por dalja më të kuq e Anguises pas marrjes së dy kartonave të verdhe I prish planet Spaletit.

 

E megjithatë në fund miqtë krijojnë rast të pastër me Di Lorencon, por Majk Menjon tregon gjithë klasin e tij duke ruajtur fitoren e skuadrës së Piolit. Kthimi të martën në Diego Armando maradona do të jetë një beteje e vërtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *