Juventus vuajti shumë por arrito të fitojë ndaj beneventos 2 me 1 në javën e 12 të kampionatit Italian. Bardhezinjte u befasuan në pjesën e parë kur ÇiÇireti për miqtë shënoi golin e parë të takimit ndërsa megjithe perpjekjet e të zotëve të shtëpisë 45 minutat e para u mbyllen 0 me 1 për beneventon.
Në pjesen e dytë ai që do te qetësonte bardhezinte ishte I zakonshmi Higuain me golin e barazimit në minutën e 57 ndërsa më pas Kuadrado përmbysi rezultatuin. 3 pikë që e cojne Juventusin ne vendi n e dytë ne kuotëne 31 pikëve, por tani me vetëm 1 pikë me pak sesa Napoli I vendit të parë qe u ndal ne nje barazim surprise 0 me 0 ne transferte nga Kievo. Ka zbritur ne vendine trete edhe Inter me 30 pikë pasi zikaltreit u ndalën në san Siro në një barazim 1 me 1 nga Torino.
Miqtë madje shënuan të parët në minutën e 59 me abnë të iago falke ndërsa golin e barazimit për Inter e shënoi Eder , 10 minuta nga fundi.
Roma mori gjithashtu një fitore te bukur 4 me 2 në fushën e fiorentines. Nderkohe ndeshja e fundit e së dielës në mbrëmje, regjistroi rikthimin tek fitorja të Milanit pas disa javësh me rezultate negative.
Kuqezinjte nuk shkelqyen kundër Sasuolos por gjithsesi arritën të fitonin 2 me 0 me gola të shënuar nga Romanjoli në pjesën ë parë dhe Suso në pjesën ë dytë. Skuadra e Montelles u ngjit në vendin e 7 me 19 pikë.





