E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan i pamposhtur në Itali/ Zlatan Ibrahimovic sërish vendimtar

NAPLES, ITALY - NOVEMBER 22: Zlatan Ibrahimovic of A.C. Milan celebrates with teammates after scoring their team's first goal during the Serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on November 22, 2020 in Naples, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Milani vijon rezultatet pozitive në kampionat teksa mbrëmjen e të dielës regjistroi fitoren e radhës përballë një kundërshtari të vështirë si Napoli. Pa Piolin në krye të pankinës, kuqezinjtë ia dolën të triumfojnë me rezultatin 3-1 në transfertë.

I përhershmi Zlatan Ibrahimovic , ishte sërish vendimtar teksa tundi portën kundërshtare dy herë. Sulmuesi suedez zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të kur me një goditje të shkëlqyer me kokë, kaloi në avantazh skuadrën. Nga ana tjetër napoletanët provuan disa herë të vendosnin  baraspeshën por u treguan ta pasaktë para portës. Në fraksionin e dytë të lojës, suedezi shënoi dhe një gol tjetër, duke konfirmuar kështu dhe formën e mirë që po kalon.

Nga ana tjetër  napolitanët nuk u dorëzuan, Mertens ngushtoi diferencat dhe rihapi dhe një herë takimin . Megjithatë kartoni i kuq i  Bakajokës, i dha mundësinë Milanit të administronte më mirë lojën për minutat e mbetura. Në fund talenti Hauge vulosi dhe suksesin përfundimtar të sfidës me rezultatin 3-1. Një fitore kjo që e mban Milanin në vendin e parë me 20 pikë , 2 më pak se Sassuolo e vendit të dytë dhe 3 nga Roma e vendit të

Vazhdo të lexosh

Reklamë