Tre të rinj ranë në prangat e policisë Tiranë në operacionin e koduar “Fati i lojërave”.

 

 

Efektivët nga Komisariati i Policisë Nr. 6, goditën një tjetër rast të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.

 

 

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.

 

 

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Policia ka publikaur edhe disa mesazhe nga celularët e sekuestruara ku ndër të tjera, dallohen disa mesazhe : “Milan gol goll, vëri 100” ose “Milan 1, 5 kartona, vëri 100”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *