E mërkurë, 16 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan fitore në “frymën e fundit”

Ilustrim · Vizion Plus

Milan vijon të mos njohë humbje në kampionat, teksa dhe këtë mbërmje ka mundur me rezultatin 3-2 në shtëpi Lazio. Një ndeshje spektakolare dhe me emocione deri në sekondën e fundit . Rezultati u zhbllokua shpejt kur Ante Rebic goditi bukur dhe tundi rrjetën e portierit Reina që në minutën e 10.

Momente të mira për kuqezinjtë që shumë shpejt gjetën dhe golin e dytë me turkun Hakan Calhanoglu. Megjithatë kundërpërgjigjja e vendasve erdhi me Luis Alberto, i cili ngushtoi diferencat në minutën e 27 të takimit.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e drejtuar nga Simone Inzahgi u shfaq më kërcënuese në fushë dhe gjeti golin e barazimit me Imobiline duke hapur dhe një sfidën.

Edhe pse shumë raste, festa e kuqezinjtë erdhi në minutën e 92- të, kur Theo Hernandez mposhti Reinan dhe siguroi 3 pikë të rëndësishme . Një sukses që mban Milanin në krye të klaisifikimit , 1 më shumë se Inter i vendit të dytë, i cili më herët fitoi me rezultatin 2-1 përballë Veronës .

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh