Milanit nuk i mjaftoi suksesi 2 me 1 në Angli kundër Njukasëll për të siguruar një biletë për në fazën e 1/8 të Champions League.

Kuqezinjtë u penalizuan nga barazimi 1 me 1, mes Dortmund dhe PSG, rezultat që i kënaqi të dyja këto skuadra pasi Dortmund ruajti vendin e parë ndërsa PSG u kualifikua si vendi i dyte në grup.

Megjithatë suksesi në transfertë i lejoi Milanit që të ngushëllohej të paktën me kualifikimin për ne europa league. skuadra e piolit fitoi me permbysje ne ishull, teksa pulisic dhe chukueze shenuan ne pjesen e dyte duke zhvleresuar hgolin e vendasve me Joelinton  ne minuten e 33.

Në grupet e tjera surprizen ne rezultate e beri atnverp i Arbnor Mujës qe mundi Barcelonen 3 me 2 ndonese katalanasit ishin kualifikuar para kohe ne fazen tjeter. ne vendin e dyte ne grupin H u rendit Porto qe mundi shaktar 5 me 3.

Ne grupin E, Atletico Madrid e mbylli ne vendin e pare duke mundur Lazion ne fushen e vet 2 me 0, ndersa italianet u renditen te dytet.

Manchester City e mbylli me pikë të plota, 18 fazën ë bgrupeve të champions lige. anglezet ndonese me shumë lojtarë stoli, fituan ndeshjen e fundittë fazës së grupeve 3 me 2 kundër Cervena Zvezdes në Beograd. Golat u shënuan nga hamilton, bob dhe filips.

Ndërkohe Laipcig mundi 2 me 1 Jang Boys. Zviceranet gjithsesi e mbyllën në vendin e trete duke shkuar në europa ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *