Një derbi i cmendur, ashtu sikurse interistët kanë qejf ta etiketojnë veten e tyre, ndonëse kesaj radhe këtë epitet e kanë vuajtur në kurriz. Milan përmbysi zikaltrit në një fitore 2 me 1 të vlefshme për javën e 24 të kampionatit Italian duke e bërë më të bukur garën për titullin kampion. Diferenca mes dy ekipeve të Milanos është 1 pikë ndonese Inter ka edhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur. Sfide me dy fytyra ajo e San Siros. Një pjesë e parë ndonëse me një start të mirë të kuqezinjve, e dominuar më pas nga zikaltrit. Kombinacione të shpejta, presing i lartë, agresivitet dhe raste për shënim. Majk Menjon protagonist I madh me disa pritje të bukura. Milan u përgjigj me një gjuatje të Tonalit dhe rrezikun e një autogoli të Perisic, me kroatin që me të kaluar ky rrezik, çon në delir tifozet në San Siro duke mposhtuar majk menjon me një gjuajtje më të majtën në zonë. Mirëpo pjesa e dytë ka një tjetër pamje. Merite e kuqezinjve të cilët kanë menjehere një tjetër marsh sidomos me aktivizimet e Messias fillimisht dhe pastaj të Diaz në vend të Kessie. Spanjolli është protagonist I madh pasi ne iniciativen e tij dhe me topin e devijuar zgjatët Giroud në shtyllën tjetër për të barazuar shifrat. Milan kupton vështirësinë e kryesuesve dhe godet sërish, me Giroud, kësaj radhe me një magji të francezit.  Veprim klasi në zonë, dhe pastaj e majtë që djeg de Vraj dhe Handanovic. Mungesa e Ibres krejtësisht e sfumuar me francezin protagonist. Deri në fund Inter I pafuqishëm për të reaguar duke pësuar kështu humbjen e parë pas 4 muajsh ndërsa Milan megjithë kartonin e kuq të Teos Hernandez, feston fitoren në derbin numër 230 të historisë. Emocionet e kësaj supersfide u tranmsmetuan Tring, sikurse edhe ato të duelit të “Artemio Franchi” ku Lazio mposhti 3 me 0 fiorentinën vendase. Milinkovic Savic Imobile, dhe një autogol i Biragit bëri që Lacio të kapë Romën në vendin e 6. Strakosha luajti titullar ndërsa Hysaj u fut në fushë në pjesën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *