E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Sport

Milan “bie” në Firence, spektakël golash në “Artemio Franchi”

Milan ka pësuar humbjen e parë sezonale në Serie A, pasi në javën e 13-të të kampionatit italian është mposhtur me rezultatin 4-3 nga Fiorentina. Vendasit e nisën mirë lojën falë dhe gabimit të portierit të kuqezinjve, ku Duncan përfitoi dhe kaloi në avantazh skuadrën vjollcë.

 

Pavarësisht rasteve të shumta të Milanit, Fiorentina goditi sërish në fundin e pjesës e parë ku këtë herë i ndëshkoi një ish, Saponara.

 

Reklamë

Në fraksionin e dytë të lojës, Vlahovic trefishoi rezultatin për skuadrën e tij. Por kuqezinjtë reaguan menjëherë me dy gola të shpejtë të Ibrahimoviç dhe ndezi shpresat për barazpeshim të rezultatit. Gjithsesi kjo nuk pengoi Fiorentinën të arrinte të dilte me tre pikë nga ky takim, pasi sërish serbi Vlahovic shënoi golin e katërt dhe të dytin personal. Autogoli i Venuti në minutën e fundit të shtesës përmbylli gjithçka.

 

Ndërkohë me herët, Juventusi mori një fitore të rëndësishme përballë Lazio-s në transfertë ku triumfoi 2-0, ndërsa Atalanta fitoi me goleadë 5-2 ndaj Spezia-s. Sfidat u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë