E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan bën gati goditjen e parë në merkato

Në një kohë që e gjithë vëmendja në këtë fundkampionati është e përqëndruar tek objektivi Champions, Milan paralelisht me këtë gjë po mendon për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit kuqezi mesa duket kanë vendosur në kasaforte, blerjen e parë për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për talentin e Sassuolos, Stefano Sensi. Milan ka arritur akordin me klubin dhe vetë lojtarin.

Sensi do të firmosë një kontratë 4 vjecare nga e cila do të përfitojë 2 milion euro në sezon.

Reklamë

Kartoni i mesfushorit të kombëtares italiane do ti kushtojë Milanit 25 milion euro në total.

Por Milan do të paguajë vetëm 12 milion euro pasi 13 milion euro të tjerë Sassuolo I detyrohet kuqezinjve për kartonin e Manuele Locatellit I cili një vit më parë u dha në huazim me detyrim blerje nga Sassuolo.

Me këtë operacion në merkato, Milan heq dorë praktikisht nga blerja e Bakayoko për 35 milion euro nga Chelsea, lojtar I cili për më teper ka një pagë vjetore 6.2 milion euro, trefish më shumë në raport me Stefano Sensin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë