Nje tjeter zhgënjim per Milan pas humbjes ne derbi ne kampionat. Ne San Siro kuqezinjte nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 ne ndeshjen e pare gjysemfinale te kupes se italise. Nje rezultat qe djeg ne fakt po te kemi parasysh se Juventus barazoi ne minuten e 91 mes polemikave per nje penallti te dhene nga sistemi var.

 

Nje rezultat qe e kthen tashme ne pamundësi ndeshjen e kthimit ku milan jo vetem do te jete pa tre lojtaret kryesore Ibrahimovic Teo Hernandez dhe Castijeho por do te luaj edhe ne nje stadium tabu sic eshte ai i Juventus. Perballe nje skuadre larg nga versioni me i mire i mundshem dhe per me teper me nje skeme surprize 4-4 -2 Milan u shfaq shume agresiv ashtu si edhe ne derbi me Inter.

 

Nje përgjigje mjaft e mire nga skuadra e Piolit per te lene pas humbjen ne derbi. Nje pjese e pare e kontrolluar nga vendasit ndersa Bufon u vu ne prove nga Ibrahimovic, Teo Hernandez dhe Rebic duke u bere protagonisti i ndeshjes gjate pjeses se pare. Goli i Ante Rebic ne minuten e 61 ishte rezultati i gjithe asaj kembengulje kuqezi  perballe nje skuadre te lodhur dhe konfuze. Gjithsesi kartoni i kuq ne minuten e 72 i Teo Hernandez i dha mundesine zonjes se  vjeter te merrte kontrollin e lojes. Skuadres se Sarrit i mjaftoi nje episod.

 

Penalltia e marre nga ronaldo pas topit me dore te prekur nga Kalabria, e vendosur nga var dhe e ekzekutuar nga po vete portugezi deciziv dhe qe ben diferencen edhe ne mbrëmjet me pak brilante te tij. Nje rezultat fantastik per Juventus per te shpresuar finalen , edhe pse respekti per menyren e te guxuarit i takon skuasdres se Piolit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *