E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 44 minuta më parë
Sport

Milan-Bakayoko, vellai-agjent takon Leonardon për të mbyllur akordin

 

Milan-Bakayoko duket një martesë e destinuar të realizohet shpejt.

 

Drejtori I kuqezinjve Leonardo ka pritur në një takim në zyrat e Milanit, vëllait-agjent  të mesfushorit francez në lidhje me mbylljen e marrëveshjes. Dëshira e Milanit është që ta marrë mesfushorin e Chelsea-s në huazim me të drejte blerje.

Reklamë

 

Në parim me londinezet është gjetur gjuha e përbashket ndërsa trajneri Sarri gjithashtu ka dhënë miratimin e tij për largimin e lojtarit. Tani duhet zgjidhur cështja e kontratës se Tiemoue Bakayoko I cili tek Chelsea përfiton 6.5 milion euro në sezon ndërsa tek Milan do ti ofrohet maksimumi një pagesë 5 milion euro për vitin e parë të huazimit.

 

Vetëm një vit më parë ai I kushtoi bluve të Londrës 40 milion euro teksa u mor nga Monaco. Megjithatë ne Angli ai nuk arriti të tregoi potencialin e tij që kishte shfaqur në France.

Vazhdo të lexosh

Reklamë