Me në fund Milani bën blerjen që dëshironte për repartin e sulmit. Telenovela “Kalinic” e nisur prej gati një muaji, tashmë ka përfunduar dhe sulmuesi kroat do të jete blerja e 11 e drejtuesve të rinj të klubit kuqezi gjatë kësaj vere. Mes Fiorentines dhe Milanit është gjetur edhe gjuha e përbashkët ne lidhje me pagesën e shumës 25 milion euro që kushton kartoni i 29-vjeçarit kroat.

 

Kështu kuqezinjtë do t’i paguajnë klubit vjollce 5 milion euro menjëherë dhe 20 milion euro të tjera në verën e 2018 duke e përcaktuar këtë operacion si huazim me detyrim blerje. Sulmuesi, i cili aktualisht është në Kroaci, do të jete ne hënën ne Milano ku do të kryeje edhe vizitat mjekësore.

 

Kështu trajneri Montella do të këtë nën urdhrat një lojtar që e pëlqen shumë dhe që siç deklaroi vetë, është tipi i lojtarit që i duhet skuadrës se re që ai ka ndërtuar. Vërtet kuqezinjtë nuk kanë bërë goditje e tipit Aubamejang apo Beloti siç do dëshironin tifozët, por Milani ka afruar një lojtar që garanton mesatarisht 20 gola në sezon.

 

Kuqezinjtë ndërkohe kanë refuzuar oferten12 milion euro te Torinos për Niang, vetëm dy ditë pasi lojtari kundërshtoi kalimin tek Spartaku i Moskes që ra dakord me Milanin për 18 milion euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *