Gazetari Milaim Zeka paralajmëron se “furtuna” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën shqiptare nuk do të ndalet.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, me moderatoren Pranvera Borakaj, Zeka u shpreh se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, radha është e presidentit Ilir Meta.

 

“Vendim politik shumë i vonshëm dhe besoj se amerikanët nuk do të ndalen me kaq. Lista e njerëzve që do të shpallen “non grata” do të vazhdojë. Sali Berisha e di që nuk ka mundësi dhe as shans për të ngritur një akt-padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit. A e di që është një akuzë e pabazë, e dështuar, por që përmes kësaj argumenton se ai ka para të majme për të paguar një avokat shumë të fashmëm kot për një padi që dihet që në fillim që nuk mund ta fitojë. Pas Sali Berishës, vjen Ilir Meta. Amerikanët shkojnë në bazë të provave, të arkivave, janë miliona informacione të mbledhura nga DASH.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *