Subscribe

Me aksionin e saj te dhunshëm, opozita e ka bërë me të lehtë zgjedhjet e Hashim Thaçit si President i vendit. Kështu e komenton ne nje interviste për Vizion Plus, analisti Milaim Zeka, votimin me 71 vota pro të Thaçit në postin e kryetarit të shtetit. Zeka nuk përjashton mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Ai shton se kauzat e opozitës dhe përdorimi i gazit ne kuvend, kane patur si qellim kryesor shpëtimin e deputeteve brenda radhëve te saj nga Gjykata Speciale. I pyetur nëse posti i Presidentit do të ishte një mburojë për Hashim Thaçin, ndaj Gjykatës Speciale, Zeka thekson se kjo zgjedhje, nuk do të përbënte pengese për këtë institucion. Analisti Zeka, i cili ka qene i pari qe ka publikuar ne portalin e emisionit “Pa Rrotlla” ekzistencën e nje liste politikanesh qe do te hetohen nga Gjykata Speciale, ka thënë se ky hetim qe do shërbeje per pastrimin e imazhit te Kosovës, prek te gjithë klasën politike ne vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *