Subscribe

Pas muajsh të tërë përpjekjesh Rama bashkë me miqtë e oligarkët e tij marrin dhe përpunimin e naftës në vend. Skema është e njëjtë. Ashtu siç ndodhi me koncesionin e TVSH që u denoncua nga opozita, ashtu siç po ndodh me portin e Karpenit e me shumë asete të tjera. Kompani off-shore, pa kapitale, me pronarë te paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë -, ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën. Skema e Ramës dhe shërbëtorëve të tij përfshiu shantazhet dhe presionet që ARMO t’i dorëzohet biznesmenit të mirënjohur dhe mbështetës së kryeministrit. Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH.A është regjistruar më së pari në British Virgin Island dhe para dy muajve e regjistruar në Shqipëri ka marrë asetin më të rëndësishëm të ARMO-s Rafinerinë e Ballshi?! Kompania blerëse ka përfaqësues ligjor Taulant Musabelliun, që është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, mik i afërt i kryeministrit Rama. Marrja e rafinerisë së Ballshit, pas marrjes nga Sula muaj më parë të rafinerisë së Fierit, praktikisht e bën atë pronar të vetëm të ARMO-s, pa shpenzuar asnjë lek nga xhepi i tij. Pra, de fakto tashmë është e privatizuar, por paratë në vend që t’u shkojnë shqiptarëve, i shkojnë Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *