Subscribe

Irini Qirjako ka treguar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus se një mik i saj i ka botuar librin pa leje.

Në një intervistë me gazetaren Pranvera Borakaj, ajo nuk e ka treguar emrin e mikut, por ka thënë se dëshiron që librin ta ribotojë me foto.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Keni menduar ndonjëherë që t’i hidhni në një libër?

Irini Qirjako: Po, i kam hedhur në një libër. Kush e ka lexuar janë emocionuar dhe janë…

Pranvera Borakaj: E keni botuar?

Irini Qirjako: Ai libri aksidentalisht është botuar pa lejen time.

Pranvera Borakaj: Nga kush?

Irini Qirjako: Nuk dua ta them emrin, nuk ka rëndësi. Ai ka qenë miku im dhe nuk e di përse e bëri këtë dhe e botoi librin pa foto. Një libër pa foto, unë kam gjithë atë karrierë të madhe artistike.

Pranvera Borakaj: Do ta ribotoni?

Irini Qirjako: Dua ta ribotoj që brenda të vë të gjitha foto t mia që janë thesari, sepse aty duket konkretisht që unë kam dhënë koncerte në të gjitha vendet e botës.

Pranvera Borakaj: Poezitë e Lefter Çipës i keni kënduar me të njëjtën mjeshtëri që kanë qenë edhe vargjet. Çfarë të veçante kishin?

Irini Qirjako: Lefter Çipa ka qenë frymëzuesi im i parë. Mbaj mend kam qenë në lice artistic dhe në behar në Sarandë u bë një festival i polifonive të të gjithë fshatrave të Himarës, Piluri, këto fshatrat e Labërisë këtu, të gjitha Saranda, Delvina. Dhe unë shkoja dhe i dëgjoja dhe kur dëgjova Katinën që këndonte “Atdheut tim”, këngën “28 mijë yje” polifonike e Lefter Çipës, jam drithëruar e gjitha. Unë i doja këngët nga babai im, por atje mu ngulitën, mu futën si thika në shpirt dhe në mish sa atje ngelën dhe unë prandaj iu futa polifonisë me mish dhe me pasionin më të madh. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *