E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Mikrobi që ha trurin”/ Banorëve të një qyteti në SHBA iu ndalohet përdorimi i ujit nga çezma

Banorët e Texas në SHBA janë paralajmëruar se në sistemin e furnizimit me ujë është gjetur një mikrob vdekjeprurës.

Komisioni i Cilësisë së Mjedisit në Teksas ka këshilluar banorët që të mos e përdorin ujin, për shkak të pranisë së Naegleria fowleri në sistem, e gjetur në një ujësjellës.

Reklamë

Përgjithësisht, kjo amebë gjendet në tokë, liqene të ngrohta e lumenj. Po ashtu, mund të gjendet edhe në pishina të pamirëmbajtura. Ameba mund të shkaktojë infeksion në tru, e që shpesh here rezulton të ketë pasoja fatale. Autoritetet thanë se po merren me dezinfektimin e ujit, por ende nuk e dinë se sa kohë do të duhet.

Hetimi nisi më 8 shtator, kur u njoftua se një djalë 6 vjeç u shtrua në spital pasi u prek nga mikrobi dhe humbi jetën.

Përfaqësuesit nga Departamenti i Shëndetësisë në Teksas testuan mostrat dhe tre nga 11 mostrat e ujit dolën pozitive për Naegleria fowleri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë