Keni dëgjuar ndonjëherë për vaginozën bakteriale? Nëse përgjigja është jo, nuk jeni vetëm. Edhe pse vaginoza bakteriale, e njohur ndryshe si BV, është një nga infeksionet më të shpeshtë tek femrat midis moshave 15 dhe 44 vjeç, pak prej tyre kanë dëgjuar për të. Vaginoza bakteriale është e vështirë për t’u trajtuar dhe eliminuar.

Nëse një femër sëmuret gjatë shtatzanisë, atëherë mundet që fëmija të lindë para kohe ose poshtë peshës së duhur. Për më tepër, BV rrit rrezikun që një femër të preket më lehtë nga HIV apo sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.

Nga vaginoza bakteriale vuajnë 20% e grave në të gjithë botën. Më shumë se 21 milionë gra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë infeksion vaginal, sipas një studimi. Por vetëm 4 milionë prej tyre marrin trajtime mjekësore, që në fakt nuk janë fort efektive. Pavarësisht rrezikut të madh, ende nuk dihet tamam se nga shkaktohet BV.

Por së fundmi, ekspertët amerikanë kanë gjetur se mikrobet që ndodhen në penisin e mashkullit mund të ndikojnë në të. Në një studim të ri u përfshinë 168 çifte heteroseksuale keniane dhe u ndoqën përgjatë një viti. Asnjë nga gratë nuk kishte vaginozë bakteriale në fillim të studimit, ndërsa në fund 31% e tyre dolën me infeksion.

Studiuesit identifikuan 10 bakterie në penisin e mashkullit që ndikon tek BV e partneres së tyre seksuale. Ekspertët janë entuziastë se kjo gjetje mund të ndihmojë për të ndërtuar një strategji të re për kurimin e vaginozës bakteriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *