Sport
Mike Tyson rikthehet në ring, mësohet kundërshtari i tij

Mike Tyson është padiskutim një nga boksierët më të fuqishëm që ka njohur bota.
Zërat e fundit flasin për një rikthim të tijin në ring, edhe pse mban disa vite mbi supe.
Gjithashtu mediat e huaja kanë bërë të ditur edhe emrin e kundërshtarit të tij.
“Iron Mike” do të sfidojë Roy Jones Jr, në një duel prej tetë raundesh.
Reklamë
Ish-kampioni i botës, la të kuptohej pak muaj më parë se po përgatitej për rikthimin e madh.
Ai hodhi një video të shkurtër në “Instagram”, ku shihej duke u stërvitur intensivisht.
Për herë të fundit në ring, Mike Tyson ka qenë para 15 vitesh.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




