E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mike Pompeo tur në Lindjen e Mesme

Pas vizitës në Bruksel në udhëtimin e parë jashtë vendit si shefi i diplomacisë amerikane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka nisur turin në Lindjen e Mesme. Ai do të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin dhe Jordaninë, ku pritet të informojë aleatët mbi politikat e administratës Trump ndaj Iranit.

 

Pompeo ka deklaruar se nuk është marrë ende ndonjë vendim nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se vazhdojnë negociatat, ndërsa afati i fundit është data 12 maj. Presidenti Trump është zotuar se, pavarësisht se çfarë ndodh me paktin, Teherani nuk do të lejohet te rifillojë programin e tij bërthamor. Por  zyrtarët iranianë kanë deklaruar të kundërtën.

 

Reklamë

Këshilltari i lartë i zotit Pompeo për politikat, Brian Hook, i cili e shoqëron sekretarin e shtetit në këtë udhëtim, u bëri thirrje aleatëve europianë dhe vendeve të tjera të vendosin sanksione mbi Teheranin për të dobësuar programin e tij bërthamor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë