E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mike Pompeo takon liderin e Phenianit Kim Jong Un

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, ka takuar këtë të mërkurë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Kjo është hera e dytë që Pompeo viziton Phenianin në kuadër të takimit mes Trump dhe Kim Jong Un i cili pritet te mbahet në fund të majit ose në fillim të qershorit.

 

Vizita vjen disa javë pas një tjetër takimi që ai zhvilloi në muajin prill me Kim Jong Un, kur mbante ende detyrën e drejtorit të CIA-s.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump bëi të ditur se bisedimet e Pompeos me zyrtarët koreano-veriore kanë rezultuar të suksesshme duke vendosur datën dhe vendin e takimit mes dy liderëve.

 

Gjithashtu Trump njoftoi se tre amerikanët e burgosur në Korenë e Veriut janë liruar dhe po kthehen në Shtetet e Bashkuara, shoqëruar nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

 

Dy prej tre koreano-amerikanëve jepnin mësim në universitetin për Shkencën dhe Teknologjinë në Phenian kur u arrestuan në vitin 2017. Ata u akuzuan për pjesëmarrje në aktivitetet anti-shtetërore si dhe për përpjekje për përmbysje të regjimit. Ndërsa i burgosuri i tretë u arrestua në një zone në verilindje të Koresë së Veriut në tetor të vitit 2015.

Vazhdo të lexosh

Reklamë