Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka urdhëruar dislokimin më të madh ushtarak të vendit në kohë paqeje, ndërkohë që numri viktimave nga përmbytjet ka shkuar në 211.
Sanches njoftoi se 5000 trupa të ushtris shtesë janë nxjerrë në terren për përballimin e situatës katastrofike pas përmbytjeve shkatërruese të kësaj jave.
Lexo edhe :
Duke folur pas një takimi me komitetin e krizës së përmbytjeve, Sánchez tha se qeveria po mobilizonte të gjitha burimet në dispozicion për t’u marrë me tragjedinë e tmerrshme, e cila preku më së shumti në rajonin lindor të Valencias.
Kryeminsitri tha se janë mijëra persona që janë ndihmuar nga autortetet por pranoi se ka shumë tjerë ende të izoluar në banesa, garazhe dhe ambjente të tjera.
“Prioriteti ynë është identifikimi dhe nxjerrja e trupave të pajetë dhe ne duhet ta bëjmë atë shpejt, por me gjithë dinjitetin që viktimat dhe familjet e tyre meritojnë. Situata që po përjetojmë është tragjike dhe dramatike”, tha Sanchez.
Situata në vend mbetet kaotike me një numër personash të zhdukur ende të paidentifikuar, banesa dhe qyteza të mbytura në baltë dhe shumë zona të tjera pa energji elektrike.
Alarmi i motit të keq qendrin aktiv edhe këtë të shtunë në Castellón, një provincë në Valencia, dhe për një pjesë të bregdetit në Tarragona, një provincë në Katalonjë. /vizionplus.tv






