E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Gjermania dhe Belgjikë

An areal view after flooding at Erftstadt-Blessem, Germany, July 16, 2021. REUTERS/Rhein-Erft-Kreis NO RESALES. NO ARCHIVES

Numri i viktimava nga përmbytjet në gjithë Europën Perëndimore është në rritje.

Në Gjermani të paktën 133 persona humbën jetën dhe mbi 1200 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Reklamë

Shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan shtëpitë, rrugët  dhe ndërprenë energjinë elektrike dhe  shërbimet telefonike duke e bërë edhe më të vështirë identifkimin e personave të humbur.

Në disa zona viktimat u shkaktuan si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Ndërkohë zyrtarët thanë se po vazhdojnë të gjejnë trupa të pajetë në bodrume shtëpish. Besohet se njerëzit janë mbytur në tentativë për ta larguar ujin nga banesat.

Edhe Belgjika eshte një ndër shtetet më të goditura nga përmbytjet. Qeveria belge  konfirmoi se numri i viktimave arriti në 20. Mijëra persona kanë ndërkohë janë pa energji elektrike.

Zvicra Luksemburgu dhe Holanda gjithashtu janë goditur nga stuhitë, duke detyruar autoritetet që të evakuojnë mijëra persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë