E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mijëra të rinj në të gjithë botën në protestë për ndryshimet klimatike

Më shumë se 100 mijë protestues janë mbledhur në Meburn të Australisë kundër ndryshimeve klimatike. Pjesa më e madhe e tubuesve janë nxënës e të rinj.

Marshimi për ndryshimin e klimës në planet, e shkaktuar nga gazrat atmosferikë po udhëhiqet nga 16 vjeçarja Greta Thunberg. Në mbështetje të kauzës së saj janë dhe grupe humanitare, organizata mjedisore e civilë.

Edhe në Europë e SHBA aktivistë në mbrotje të mjedisit po protestojnë kundër ndryshimeve klimatike.

Protestuesit janë mbledhur në Londër e Paris këtë të premte, në atë që pritet të jetë demostrate më e madhe në mbrojtje të mjedisit në historinë e planetit. Në Neë York 1.1 milion studentë kanë marrë leje nga shkollat e tyre për të dalë në rrugë.

Reklamë

Protestuesit po i bëjnë presion politikanve për të marrë masa emergjente në mbrojtje të mjedisit.

Klima në tokë ka ndryshuar vazhdimisht. Shkencëtarët janë të shqetësuar se një luhatje e tillë po shkakton një ngrohje të shpejtë, e shkaktuar nga njeriu me industrinë gjithnjë e në zhvillim.

Ndërsa të dhënat satelitore flasin për një rritje mesatare në nivel global të detit, me 3 milimetra në vit, e shkaktuar jo vetëm nga shkrirja e akullnajave por edhe nga zgjerimi termik i ujërave.

Efektet e një klime në ndryshim ndikojnë në ekosistem, që nga bimët e kafshët e deri tek njeriu.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë