Bashkimi Eruopian dhe Turqia duhet te bashkëpunojnë per t’u përballur me krizën e emigrantëve. Ky ka qenë mesazhi që kancelaria gjermane Angela Merkel ka përcjellë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin turk Dautoglu.

Angela Merkel:

Une nuk ndaj mendimin se Evropa duhet të qëndrojë tërësisht jashtë kësaj çështje. Ne duhet të jemi të përgatitur për të pranuar me kuota refugjatët drejtpërdrejt nga Turqia. Dua të theksoj se ne ndajmë të njëjtin qëndrim, sa i takon ndihmave humanitare për emigrantët.

Ahmet Davutoglu:

BE nuk mund të presë nga Turqia që të përballojmë krizën e emigrantëve të vetëm. Vendi ynë, Gjermania dhe shtet të tjera duhet të punojnë së bashku për të ulur fluksin e refugjatëve, mijëra prej të cilëve gjenden në kufirin tonë.

Ky qëndrim është mbajtur ne nje kohe kur rreth 40 mijë refugjatë sirian gjenden prej tre ditësh në kufirin turk, pasi arritën t’i shpëtonin luftimeve që po zhvillohen në Alepo. Ata nuk janë lejuar të hyjnë në territorin turk, ndërsa Ankaraja ka marrë masa për ngritjen e çadrave provizore dhe furnizimin e tyre me ushqim. Në marrëveshjen e nënshkruar më herët mes BE-së dhe Turqisë, ky shtet është angazhuar për të strehuar emigrantët në kampe të posaçme, në mënyrë që të frenohet fluksi i tyre në shtetet e tjera eruopiane. Për këtë Brukseli ka lëvruar dhe një fond prej 3 mld eurosh. Në këmbim të zgjidhjes së kësaj krizë, Dautoglu ka marrë mbështetjen e Merkel për heqjen e vizave për qytetarët turq.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *