Vijon të jetë i lartë numri i hyrje-daljeve nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Gjatë orëve të fundit nga kjo pikë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj kanë dalë 1529 shtetas dhe kanë hyrë 1468 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Në kushte të tilla pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa pala maqedonase me 3 të tillë.

Nëpërmjet kësaj pikë të kalimit kufitar shtetasit shqiptarë përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar drejt Greqisë. Për sa kohë pika e kalimit kufitar të Kapshticës vazhdon të jetë e bllokuar në dalje nga autoritetet greke të kufirit.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit numri i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ka qënë i ulët ashtu sicc ka qënë gjatë gjith ditëve të para të këtij viti. Burimet thanë se kanë hyrë 111 shtetas dhe 42 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *