Situata me refugjatët në kurifin mes Turqisë dhe Greqisë është renduar. Autoritetet greke njoftojnë se janë të paktën 14.000 emigrantë që kanë mbetur në vijën kufitare mes dy vendeve, të cilëve nuk u lejohet të shkelin të tokën greke.

 

Nesër Kryeministri Kirjakos Micotakis dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, pritet të vizitojnë kufirin Greko-Turk në Evros. Me anë të një postimi në Twitter, shefi i qeverise theksoi se “Kufijtë e Greqisë janë kufijtë e jashtëm të Evropës dhe se ato  do të mbrohen. Kryeministri u bëri thirrje edhe njëhërë refugjatëve të mos përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshmë në Greqi, pasi do të kthehen pas.

 

Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Mitsotakis drejtoi një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shpalli dhe gjendjen e jashtëzakonshme, e ku u vendos forcimi i mbrojtjes së kufijve.

 

Agjensia Evropiane e Kufirit, Frontex e konsideron situaten një alarm në nivelin maksimal. Ndërsa zëvendës Presidenti i Bashkimit Evropian bëri thirrje për mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të brendshëm të BE-së.

 

Aktualisht situate në Evros paraqitet kritike. Të dielën më shumë se 5000 refugjatëve u ndalua hyrja në Greqi, ndërsa 60 të tjerë janë arrestuar. Por mediat shkruajnë se janë të paktën  120.000 njerëz që synojnë të hyjnë në tokën greke.

 

Situatën e ka rënduar edhe me shumë fakti që autoritetet turke kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj forcave greke në momentin që emigrantët po përpiqeshin të kalonin kufirin.

 

Edhe policia greke është detyruar të përdorë gazin lotësjellës për të kthyer qindra emigrant të cilët hodhën gurë ndaj forcave te sigurise.

 

Kriza e emigrantëve e 2015 duket se po përsëritet në kufinjtë e Greqisë pas vendimit të presidentit Turk Erdogan, për të hapur dyert për qindra mijëra azilkërkues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *