E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mijëra personave në Japoni u kërkohet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të përmbytjeve

Autoritetet japoneze u kërkuan sot dhjetëra mijëra banorëve në prefekturën Ishikawa që të largohen urgjentisht nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve  pas shirave të dendur.

Rreth 30,000 banorë të qyteteve Uajima dhe Suzu u urdhëruan të largoheshin menjëherë nga zona, thanë zyrtarët lokalë.

Reklamë

Agjencia Meteorologjike e Japonisë i kërkoi autoriteteve në prefekturën Ishikawa  që të jenë në gatishmëri maksimale, duke paralajmëruar për rreziqe “vdekjeprurëse”.

Pamjet e transmetuara nga transmetuesi publik japonez NHK tregojnë një rrugë të zhytur nën ujë në Uajima.

Reklamë

Uajima dhe Suzu janë ndër qytetet më të goditura nga tërmeti 7.5 ballë i 1 janarit në Japoninë qendrore, i cili la 236 të vdekur dhe dëme të shumta.

Rajoni është ende duke u rikuperuar nga tërmeti, i cili rrafshoi ndërtesat, shkatërroi rrugët dhe shkaktoi një zjarr të madh.

Nivelet e reshjeve në Japoni kanë thyer rekorde vitet e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, në disa raste duke marrë jetë njerëzish.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po intensifikojnë shpeshtësinë, ashpërsinë dhe natyrën e paparashikueshme të këtyre fenomeneve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë