E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mijëra nxënës, mësim me turne/ Në Durrës e Elbasan, shumë shkolla kanë probleme nga tërmeti

Një ditë para nisjes së shkollës, procesi mësimor pritet të shoqërohet më shumë  problematika në të gjithë vendin. Sikur të mos mjaftojë situata me virusin, në qytetin e Durrësit gjendja është shqetësuese pasi 24 shkolla janë në proces rindërtimi, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Reklamë

Kryetarja e bashkisë thotë se mësimi në disa shkolla do të zhvillohet deri në katër turne.

 

Reklamë

“Nga 59 godina arsimore në total që ka në territorin e bashkisë, vetëm 35 prej tyre janë gati për nisjen e procesit mësimor. Po punohet intensivisht  që deri në fund të vitit këto shkolla të përfundojnë”, tha Emiriana Sako

 

Të hënën, në Durrës pritet të fillojnë shkollën 27.600 nxënës gjithsej, nga të cilët rreth 12 mijë  i përkasin shkollave që janë në proces rindërtimi.

 

Problem kanë nxënësit edhe në bashkinë Elbasan. Prindërit e shkollës në fshatin Tregan ankohen se godina është ende jo funksionale.

 

Drejtoria Arsimore e Elbasanit, thotë se nxënësit edhe këtë vit do t’u duhet të ndjekin mësimin në turnin e dytë në dy shkollat e fshatit më të afërt.

 

Ndërkohë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, thotë se bashkia ka bërë gati projektin, por nuk ka marrë financim nga qeveria, ndonëse kërkesa është dërguar disa herë.

 

Gjatë kësaj periudhe pandemie, nxënësit e Treganit do ta kenë vështirë ruajtjen e distancës për sa kohë do të udhëtojnë me autobus për të zhvilluar mësimin pasdite në një fshat tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë