E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mijëra njerëz në rrugët e Vjenës

Qeveria e re e krahut të djathtë, e kryesuar nga Sebastian Kurz, është betuar, mes protestave të dhunshme, duke marrë kështu funksionet e saj të plota. Kurz bëhet kancelar dhe drejtuesi më i ri në botë. Ceremonia e betimit u kryesua nga presidenti austriak Alexander Van Der Bellen, në Pallatin Hofburg të Vjenës, në prani të kabinetit prej 13 ministrash.

 

Para ceremonisë së betimit, mijëra protestues morën pjesë në një demonstratë, kundër qeverisë së re para pallatit presidencial. Partitë e krahut të majtë, mbanin pankarta në duar dukë bërë thirrje për ndalimin e një qeverisjeje nga nazistët.

 

Marrëveshja e koalicionit me Partine e Lirisë se Ekstremit te Djathtë, dhe asaj popullore Konservative, vjen dy muaj pas zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare, në te cilat Partia Popullore doli fituese, por pa nje shumice me te cilën mund te krijonte e vetme qeverinë. Të dy palët  u zotuan për ashpërsimin e rregullave të azilit dhe emigracionit në vend, dhe për të mbrojtur sovranitetin e shteteve brenda BE-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë