Stuhia që përfshiu vendin të premten ka sjellë probleme në furnzimin me energji elektrike në disa zona të vëndit, por juglindja paraqitet edhe më problematike.
Në zonat malore dhe në disa fshtatra të qarkut Korcë banorët janë në terr të plotë.
Prej shumë orësh, pa eenrgji janë fshtrat Clirim, Ersekë, Dardhas,Cerravë dhe pjesërisht Pogradeci dhe Velcani. Po ashtu 13 fshatra në Maliq nuk kanë drita.
Situata është problematike edhe fshatin Panarit I cili është I izoluar nga rrëshqitja e dherave.
Stuhia e fortë solli probleme duke dëmtuar shtylla dhe disa linja të furnizmit të energjisë edhe në zona të tjera të vendit.
Operatori I shpërndarjes së energjisë është detyruar të stakojë energjinë rast pas rasti, për shkak të vërshimit të ujit në kabina. Stakimet jnë të kontrolluara dhe grupet në terren po menaxhojnë situatën, për rikthimin e energjisë në të gjithë vendin.